Simeone kërkon vetëm një afat kalimtar për gjithë botën
Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone ka bërë thirrje që gjithë bota të ketë vetëm një afat të transferimeve.
Yannick Carrasco dhe Nico Gaitan u larguan nga Atletico gjatë kësaj jave dhe kaluan te klubi kinez Dalian Yifang.
Si rezultat i këtyre largimeve, ekipi i parë i Atleticos ka mbetur me 19 lojtarë për pjesën e mbetur të sezonit.
Simeona ka pranuar se nuk është rehat duke e ditur se lojtarët mund të largohen jashtë afatit kalimtarë evropian dhe argjentinasi ka bërë thirrje që të ketë vetëm një afat kalimtar.
“Është kohë e parehatshme. Qëndron i hapur deri më 28 shkurt dhe kjo do të thotë se janë edhe dy muaj për të bindur një lojtar. Do të ishte mirë sikur të kishim një afat kalimtar për të gjithë. Lojtarët, klubet dhe trajnerët do të ishin më të relaksuar”, ka thënë Simeone.