Simeone: Kush e pa Alvarezin duke e goditur topin me të dyja këmbët?

13 mars 2025 | 10:58

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone është ndarë i kënaqur me paraqitjen e futbollistëve të tij në ndeshjen ndaj Real Madridit. Trajneri argjentinas është shprehur i zhgënjyer në lidhje me vendimin e anulimit të golit të Alvarazit nga penalltia.

“Nuk e kam parë kurrë VAR-in të intervenojë për ta rishikuar një penallti në këto rrethana. Ju që jeni këtu prezent, cili prej jush e ka parë Alvarezin duke e prekur topin dy herë ju lutem ta ngrisë dorën. Unë nuk e kam parë”, ka thënë Simeone.

“Jam krenar me djelmoshat e mi dhe i kënaqur me mënyrën se si luajtën. Edhe pse nuk arritëm të fitonim, i vumë në vështirësi kundërshtarët tanë. U përballëm me një skuadër që ka lojtarë të mëdhenj dhe e kontrolluam mirë lojën. Kjo natë do të mbetet në kujtesë të kundërshtarëve tanë, të cilët do ta kujtojnë se sa e vështirë ishte për t’u përballur me ne”, ka shtuar Simeone.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Simbas deputetit kosovar në Bern të Zvicres, shteti kosovar ka…