
Simeone: Lojtarët e mi janë gladiatorë të vërtetë
26 shkurt 2025
| 13:02
Atletico Madrid arriti të barazon rezultatin ndaj Barcelonës në minutat shtesë në gjysmëfinale të Kupës (4-4). Pas ndeshjes trajneri Diego Simeone, vuri theksin te shpirti i ekipit të tij.
“Ajo që bie në sy është shpirti i këtij ekipi. Lojtarët e mi janë gladiatorë të vërtetë, kanë një shpirt të jashtëzakonshëm. Kur ndeshja shkoi 4-2 dukej e vështirë për t’u kthyer, por guximi i lojtarëve ishte i pabesueshëm. Festa te goli i katërt? Ishte një shpërthim gëzimi”, u shpreh Simeone.