Simeone në histori të Atleticos
Pas triumfit në Superkupën e Spanjës, Diego Simeone është shndërruar në trajnerin me të suksesshëm për skuadrën e Atletico Madridit.
“Cholo” siguroi trofeun e 7 të rëndësishëm në drejtimin e “Los Colchoneros”, duke lënë pas një legjendë si Luis Aragones, që në katër vjet si trajner i Atleticos kishte fituar gjashtë trofe të ndryshëm. Para se të ngrinte lart Superkupën e Evropës, në stadiumin e Talinit, Simeone triumfoi në dy finale të Evropa Ligës, mori më parë të njëjtën Superkupë, si dhe triumfoi në Kupën e Mbretit dhe Superkupën e Spanjës.
Trajneri argjentinasi bëhet trajneri i parë në historinë e Atleticos që kalon rivalët e një qyteti në tre finale të ndryshme. Simeone ka mundur Realin në Superkupën Evropiane, Superkupën e Spanjës dhe Kupën e Mbretit.