Simeone: Oblak është portieri më i mirë në botë

12 mars 2020 | 15:28

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, e krahasoi portierin Jan Oblak me superyllin e Barcelonës, Lionel Messin, pas paraqitjes në fitoren e Atleticos kundër Liverpoolit.

“Ne e kemi një portier që, pa asnjë dyshim, është më i mirë në botë. E kam thënë këtë gjë që një kohë të gjatë. Është njëjtë, sikur që Barcelona e ka Messin. Ai vendos ndeshje me aftësinë e tij për të nisur aksione të sulmit. Oblak i zgjidh problemet me pritjet e tij”, ka thënë Simeone.

“Llorente e solli një revolucion në ekip. Jam shumë i lumtur për skuadrën dhe klubin. Ishte një ndeshje historike kundër një kundërshtari të jashtëzakonshëm me intensitet të madh dhe në një stadium të bukur. Ata na bënë presion, por ne u mbajtëm fort, pa u larguar nga plani ynë dhe patëm sukses falë punës të të gjithëve. Më jep kënaqësi të madhe sepse, edhe pse duket e thjeshtë, nuk është e thjeshtë të fitojmë”, ka shtuar Simeone.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka ftuar spektrin politik për…