Simeone refuzon milionat nga Arabia
Diego Simeone nuk ka ndër mend që të braktisë Atletiko Madrid.
Trajneri argjentinas i madrilenëve kishte marrë një ofertë marramendëse në ditët e kaluara nga vendi saudit, por e ka kthyer mbrapsht me një “jo, faleminderit”.
Trajneri ka edhe një vit të mbetur në kontratën e tij me Atletikon dhe për kontributin që ka dhënë te Altetiko, klubi nuk do ta pengonte në cilindo vendim që do të merrte.
Nga kjo përfitoi Al Ahli i cili raportohet se i ka bërë një ofertë marramendëse me një rrogë të paimagjinueshme për trajnerët në Europë.
Megjithatë, “ESPN” bën të ditur se trajneri e ka refuzuar duke shpjeguar se dëshiron që të përmbushë kontratën që ka me madrilenët para se të vendosë se çfarë do të bëjë në të ardhmen e tij.
Ky do të jetë sezoni i 13-të i Diego Simeones në pankinën e Atletiko Madridit.