Simeone vazhdon kontratën me Atleticon
14 shkurt 2019
| 17:23
Trajneri Diego Simeone e ka vazhduar kontratën me skuadrën e Atletico Madridit, e cila do të mbajë trajnerin argjentinas pjesë të skuadrës spanjolle deri në vitin 2022.
“Dua ta falënderoj bordin e klubit dhe të gjithë njerëzit që përkrahin projektin tim në skuadër. Vazhdimi i kontratës deri në vitin 2022 është një lajm i mirë për mua, në mënyrë që mund ta vazhdojë projektin tim”, ka thënë Simeone.
Simeone është pjesë e Atleticos nga viti 2011, kurse interesim për të ka shfaqure edhe skuadra e Interit.
/Epoka e re/