Simeone vazhdon me Atleticon, synon yllin e Interit
Trajneri Diego Pablo Simeone pritet të nënshkruajë një kontratë të re me Atletico Madridit e cila besohet se do ta mbajë atë në klub deri më 30 qershor të vitit 2024.
Kontrata aktuale e El Cholo do të skadojë në qershor të vitit 2022, por Miguel Angel Gil ka negociuar një zgjatje dyvjeçare me Natalia Simeone, motra dhe agjentja e trajnerit argjentinas. “AS” raporton se kjo në një mënyrë apo tjetër do të ndodhte, pasi Simeone nuk ka marrë oferta të tjera dhe bordi i klubit nuk e kishte menduar ndërrimin e trajnerit.
Simeone mbetet ambicioz dhe, përveç mbrojtjes së titullit të sapofituar në La Liga, kërkon një skuadër që të jetë protagoniste edhe në Champions e, pse jo, ta fitojë edhe atë, dhe i ka bërë me dije klubit se kërkon Lautaro Martinezin.