Simiq kërcënon me mospjesëmarrje në zgjedhjet e reja në veri të Kosovës

01 gusht 2023 | 08:14

Nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiq në një intervistë për media ka ‘kërcënuar’ me mospjesëmarrje në zgjedhje të reja në veri të Kosovës, pa u plotësuar disa kushte.

“Pa plotësuar kushtet që na i kanë vënë qytetarët, nuk mund të diskutojmë mundësinë e zgjedhjeve”, tha Simiq.

Nga ana e tyre, analistët në Kosovë e kanë komentuar këtë deklaratë të Simçit, duke thënë se bazuar në këtë shteti serb e ka arritur qëllimin për krijimin e trazirave në Kosovë.

Sipas tyre, zgjedhjet do të bëhen për t’i tërhequr serbët nga veriu, kësisoj edhe Simiç po i kundërshton ato.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat për…