Simitçiu e sheh si nder të madh drejtimin e Kosovës në futsall
29 janar 2021
| 15:45
Kryetari i FFK-së, Agim Ademi ka bërë prezantimin e përzgjedhësit të ri të Kosovës në futsall, Arben Simitçiun.
Përzgjedhësi i ri Simitçiu, i cili ka drejtuar me shumë sukses ekipet e Benagos dhe Sparta Pragës u shpreh i lumtur që iu ka dhënë mundësia që përvojën dhe dijen e tij në këtë sport ta transmetojë edhe në ekipin e Kosovës.
“Për mua ky është nder dhe respekt i madh. Çdo herë gjatë karrierës time kam bërë maksimumin”.
“Tash edhe më tepër do ta jap maksimumin sepse Kosova është shteti im dhe besoj se bashku do ta sjellim futsallin e Kosovës në një nivel më të lartë”.
“Shpresoj se do të na prijë e mbara”, ka thënë Simitçiu.