Simmons: Do të tregoj se pse s’janë hetuar krimet e serbëve në Kosovë

13 maj 2021 | 23:10

Ish-gjyqtari i EULEX-it, Malcolm Simmons, ka thënë se në raportimin që pritet ta bëjë në Kuvendin e Kosovës, do të tregojë se pse s’janë hetuar krimet e kryera nga serbët në Kosovë.

Simmons ka thënë se shumë prova të krimeve të kryera nga serbët s’ janë më në dorën e autoriteteve kosovare.

“Kur të jap dëshmi para Parlamentit të Kosovës do të shpjegoj pse këto raste nuk janë hetuar. Dëshmitë në lidhje me shumë krime të luftës të kryera nga persona me etni serbe nuk janë më të disponueshme për autoritetet e Kosovës”, ka thënë Simmons në “Twitter”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Paksitani ka rikonfirmuar mbështetjen për Palestinën, ndrëkohë që prej katër…