Simmons i replikon Cramonit: Fjalët janë të pamjaftueshme për vizat, populli i Kosovës është lodhur
20 korrik 2022
| 11:03
Ish-kryetari i Asamblesë së gjyqtarëve të EULEX-it, Malcolm Simmons, ka thënë se qytetarët e Kosovës janë lodhur nga premtimet e pafundme sa i përket heqjes së vizave.
Simmonsi ka replikuar në “Twitter” në cicërimën e raportueses për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, ku ajo ka kërkuar nga BE-ja që t’i liberalizojë vizat për kosovarët.
“Populli i Kosovës është i lodhur nga premtimet e pafundme. Vetëm veprimi do ta rikthejë kredibilitetin. Fjalët janë të pamjaftueshme më”, ka shkruar Simmons.
Ndryshe Bashkimi Evropian dje ka hapur zyrtarisht negociatat për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Kjo është parë si momentum që BE-ja të marrë vendim edhe për heqjen e regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës.