Simmonsi: EULEX-it i kërkohej t’i largonte nga skena politike disa “peshqi të mëdhenj”

12 korrik 2021 | 11:00

Ish-kryetari i asamblesë së gjyqtarëve të EULEX-it, Malcom Simmons, ka thënë se ky mision ka pasur objektiva politike në Kosovë.

Para deputetëve të Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsion, Simmonsi ka thënë se kishte direktiva që gjykatësit e këtij misioni t’i largonin nga skena politike disa politikanë që konsideroheshin si “peshqi të mëdhenj”, duke i dënuar ata.

“Më kanë thënë se misioni ka synuar të largojë nga jeta politike persona që quheshin ‘peshqi të mëdhenj’. Më thanë se presin të shohin gjykatësit e EULEX-it t’i dënojnë ata”, ka thënë Simmonsi.

Ai u ka thënë deputetëve se mund t’u ofrojë detaje për secilin rast ku ka pasur ndërhyrje me karakter politik. Simmonsi ka theksuar se këtë do ta bëjë në rast se deputetët vendosin ta hapin një hetim të plotë për këtë.

“Nëse ju vendosni të hapni një hetim të plotë, unë dua t’ju ofroj detaje të plota të rasteve kur ka pasur ndërhyrje në hetime”, ka thënë Simmonsi.

Ish-kryegjykatësi i EULEX-it ka theksuar se kishte ndërhyrje edhe në email-et e tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Feronikelit është gati për sezonin e ri. Ky…