Simmonsi i reagon ambasadorit gjerman: E-mailat dhe dokumentet janë aty që t’i shohin të gjithë
Ish-gjykatësi i EULEX-it, Malcolm Simmons, i është kundërpërgjigjur ambasadorit gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, pasi ky i fundit e ka quajtur si përgënjeshtrim bindës reagimin e EULEX-it kundër Simmonsit, i cili të hënën ka raportuar në Komisionin për legjislacion të Kuvendit të Kosovës.
Simmonsi i ka replikuar ambasadorit Rohde, duke i thënë se dokumentet janë aty për t’i parë të gjithë.
“Le të dëgjojmë nga EULEX-i dhe nga shtetet anëtare gjatë shqyrtimit publik. E-mailat dhe dokumentet janë aty që t’i shohin të gjithë”, ka shkruar Simmons në llogarinë e vet në “Facebook”.
https://twitter.com/ProkshiA/status/1414857680670298113?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1414861105890054144%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es2_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Fsimmons-i-reagon-ambasadorit-gjerman-e-mailat-dhe-dokumentet-jane-aty-qe-ti-shohin-te-gjithe%2F
Ambasadori gjerman reagon pasi Malcolm Simmons raportoi në Kuvendin e Kosovës