Simmonsi i reagon shefit të BE-së në Kosovë: Ironike të flisni për ligjin kur EULEX ka bërë abuzime flagrante

19 maj 2021 | 15:59

Ish-gjyqtari i EULEX-it, Malcolm Simmons, ka vazhduar kritikat dhe akuzat e tij të ashpra në drejtim të misionit ku më herët punonte.

Duke iu referuar një reagimi të shefit të BE-së në Kosovë për Manastirin e Deçanit, Simmons ka thënë se EULEX ka bërë shkelje flagrante dhe abuzime me ligjin në Kosovë.

Madje ka thënë se është shumë ironike që BE-ja të thërras për respektim të ligjit duke pasur parasysh këto rrethana.

“Është ironike që BE-ja mbanë ligjërata për sundimin e ligjit kur EULEX-i ka kryer, dhe kryen shkelje dhe abuzime flagrante të ligjit dhe sundimit të ligjit”, ka shkruar ai në llogarinë e vet në “Twitter”.

Shefi i BE-së në Kosovë: Që pesë vjet s’po zbatohet vendimi i Kushtetueses për Manastirin e Deçanit

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Holandës ka konstatuar se Kosova është e zhytur…