Simmonsi: Nuk i besoj Gjykatës Speciale, ajo është krijuar për t’i dënuar ish-komandantët e UÇK-së

12 korrik 2021 | 12:56

Ish-kryetari i asamblesë së gjykatësve të EULEX-it, Malcolm Simmons, ka thënë se nuk i beson Gjykatës Speciale.

Ai para deputetëve të Kosovës, ka thënë se niveli i tij i besimit në Dhomat e Specializuara është i barabartë me besimin që ai e ka në gjyqësorin e Rusisë apo Iranit.

“Në Gjykatën Speciale kam po aq besim sa do të kisha pasur në një gjykatë në Rusi apo në Iran. Ky është niveli i besimit që unë e kam në Dhomat e Specializuara të Kosovës”, ka thënë Simmonsi.

Më tutje, ai ka thënë se ka vërejtje edhe në komunitetin ndërkombëtar karshi Gjykatës Speciale.

“Ka shqetësime të mëdha në nivel të komunitetit ndërkombëtar në lidhje me nivelin e kompetencave të Gjykatës dhe në lidhje se si po administrohet drejtësia”, ka thënë Simmonsi.

Sipas tij, Qeveria e Kosovës duhet të reagojë pasi ka thënë se Gjykata Speciale “është aty vetëm për t’i ndëshkuar ish-komandantët e UÇK-së”.

Simmonsi ka thënë se në misionin e Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit në Kosovë punojnë shumë zyrtarë që mendojnë vetëm se si t’i mbushin xhepat me para.

“Në EULEX ka persona të ndershëm dhe të hapur që e bëjnë punën e tyre dhe që kanë ardhur në Kosovë me qëllimin për të bërë mirë. Mirëpo fatkeqësisht ka shumë zyrtarë atje që dëshirojnë t’i mbushin xhepat. Ata e shohin këtë si mundësi për të bërë para dhe s’kanë interes për Kosovën dhe qytetarët e Kosovës”, ka thënë Simmons.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi, sot përmes profilit të tij në “Facebook”…