Simon Cowell thyen shtyllën kurrizore
11 gusht 2020
| 11:46
Simon Cowell, personi që mban firmën e krijimit të “America’s Got Talent”, është shtruar në spital. Mësohet se ai është rrëzuar nga biçikleta në oborrin e shtëpisë së tij në Malibu të Kalifornisë.
Përfaqësuesi ligjor i Cowell ka treguar se shefi i tij po provonte biçikletën e re elektrike, por nga pakujdesia ka rënë.
Kështu, ai ka marrë frakturë në shtyllë kurrizore, por nuk dihet ende se në çfarë shkalle është dëmtimi. Simon Cowell është duke u mbajtur nën vëzhgim nga një ekip mjaft i mirë mjekësor, megjithatë, e rëndësishme për ta është që incidenti mos t’i ketë shkaktuar atij dëmtime në palcën kurrizore.