Simon: E shikova gjashtë apo shtatë herë, nuk mund të gjej një shpjegim

01 korrik 2021 | 15:38

Portieri Unai Simon i Spanjës të hënën ka mundur të jetë fytyra më tragjike e ndonjë eliminimi të tyre në Kampionatin Evropian “Euro 2020”.

Simon gaboi rëndë tek goli i parë i Spanjës i pësuar kundër Kroacisë. Ishte futbollisti Pedri që i ktheu një top brenda zonës së Simon, ky i fundit nuk arriti ta ndal atë, duke përfunduar në rrjet për rezultatin 1:0 në disfavor.

Portieri i Athletic Bilbaos pranoi se nuk mund të gjente një shpjegim për atë që ndodhi.

“Ai gol më mundoi. E shikova gjashtë apo shtatë herë. Nuk mund të gjej një shpjegim. Dielli nuk kishte rëndësi për mua. Unë u përpoqa ta kontrolloja topin dhe në vend që ta qetësoja unë mbeta pa të”, tha Simon. Spanja shkoi më tej vetëm pasi shënoi dy gola në kohën shtesë. Në pjesën e rregullt ishte 3:3, dhe më pas spanjollët fituan me 5:3 pas vazhdimeve.

Trajneri spanjoll Luis Enrique gjithashtu komentoi rastin me të besuarin e tij në portën e Spanjës. “Simon e ka mësuar mësimin e tij. Nuk ka rëndësi nëse keni bërë një gabim, ka rëndësi se si i përgjigjeni gabimit. “Le të jetë ky një mësim jo vetëm për të, por edhe për shokët e tij të skuadrës dhe të gjithë fëmijët që duan të luajnë futboll”. Në raundin tjetër ata do të luajnë kundër Zvicrës.

 

https://twitter.com/BanterFC5/status/1409548276458831872?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1409548276458831872%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fklankosova.tv%2Fsimon-komenton-rastin-kunder-kroacise-e-shikova-gjashte-apo-shtate-here-nuk-mund-te-gjej-nje-shpjegim%2F

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja, Morena Taraku, është mjaftë aktive në rrjete sociale, ku…