Simone Biles fiton titullin e 7-të botëror radhazi dhe vendos rekordin e jashtëzakonshëm në garë

04 qershor 2024 | 14:24

Në kampionatin botëror të gjimnastikës që po zhvillohet në Teksas, ikona e këtij sporti, gjimnastja 27-vjeçare amerikane Simone Biles, fitoi titullin e shtatë radhazi në karrierën e saj.

Jo vetëm kaq, por “mbretëresha” e gjimnastikës ka shkruar një faqe të re në historinë e këtij sporti. Që nga ndryshimi i rregullit tre vjet më parë, Biles u bë sportistja e parë që kalon 60 pikë në raundin e plotë. Gjatë ditës së parë të garës së përgjithshme, Biles shënoi 60,450 pikë, duke dominuar.

Një situatë që u përsërit ditën e dytë, kur arriti 59.300 pikë, duke marrë një rezultat të përgjithshëm prej 119.750 dhe duke qenë më e mira në të gjitha specialitetet. Një sinjal i fortë i Biles në prag të Lojërave Olimpike “Paris 2024”, se këtë herë askush nuk do ta ndalë për të marrë të artën, pas problemeve psikologjike që pati në Olimpiadën e fundit.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kylian Mbappe është zyrtarizuar si futbollist i ri i Real…