Simone Biles, gjimnastja më e madhe e të gjitha kohëve

15 tetor 2019 | 17:19

Simone Biles ka shënuar një tjetër rekord, duke hyrë në historinë e gjimnastikës artistike.

Sportistja amerikane, në moshën 22-vjeçare, me dy sukseset e fundit në ushtrimet dhe tra dhe ushtrimet e lira në Botërorin e Shtutgartit, e ka çuar në 19 numrin e medaljeve të arta në karrierë, ndërsa në total numëron 25 medalje, duke thyer kështu rekordin e bjellorusit Vitaly Scherbo, që mes viteve 1991 dhe 1996 kishte koleksionuar 23 medalje në karrierë.

Në ushtrimet mbi tra Simone Biles mposhti konkurrencën e dy garueseve kineze, Liu Tingting e Li Shijia, ndërsa në ushtrimet e lira la pas bashkëkombësen e vet, Sunisa Lee dhe rusen Angelina Melnikova. Karriera e saj është për rekord: Biles është e vetmja gjimnaste që ka fituar pesë tituj botërorë (Anversa 2013, Nanning 2014, Glasgow 2015, Doha 2018 e Shtutgart 2019). Në Olimpiadën e fundit të zhvilluar në Rio de Janeiro (2016) ka fituar katër medalje të arta dhe një të bronztë.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fadil Maloku (Ose si i eliminoi ca eminenca për deputetë…