Simone Biles rrëshqet nga trau dhe nuk arrin ta fitojë medaljen e katërt në Paris
Simone Biles ka humbur mundësinë për të fituar një tjetër medalje në Lojërat Olimpike ‘Paris 2024’ pasi rrëshqiti nga trau i ekuilibrit gjatë rutinës së saj, duke mbetur kështu tejet e zhgënjyer.
Biles shënoi 13.100 pikë dhe u rendit e pesta në finale. Totali i saj i medaljeve të fituara olimpike do të mbetet në 10, teksa ajo tani do të përgatitet për ngjarjen e fundit të Paris 2024, ushtrimi në dyshime, aty ku është favoritja për të artën.
Biles e kishte fituar medaljen e bronztë në traun e ekuilibrit në Lojërat Olimpike ‘Rio 2016’ dhe Lojërat Olimpike ‘Tokyo 2020’.
Bashkëlojtarja e saj, Suni Lee (13.100), gjithashtu nuk arriti ta fitojë medaljen për shkak se rrëshqiti gjatë rutinës së saj.
Sa i përket Lee, ajo ka gjashtë medalje olimpike në total, ndërsa trau i ekuilibrit ishte ngjarja e saj e fundit në Lojërat Olimpike të këtij edicioni, aty ku arriti të fitojë tri medalje.
Italianja Alice D’Amato fitoi medaljen e artë me një rezultat prej 14.366, ndërsa kinezja Yaqin Zhou e mori të argjendtën me rezultat 14.100. E bronzta ndërkohë i takoi italianes Manila Esposito me rezultat 14.000.
Rezultatet përfundimtare të traut të ekuilibrit në Lojërat Olimpike ‘Paris 2024’:
Alice D’Amato (Itali): 14.366
Yaqin Zhou (Kinë): 14.100
Manila Esposito (Rumani): 14.000
Rebeca Andrade (Brazil): 13.933
Suni Lee (Amerikë): 13.100
Simone Biles (Amerikë): 13.100
Julia Soares (Brazil): 12.333