Simonovski, ‘ylli i javës’ në Superligë
05 prill 2022
| 13:51
Federata e Futbollit e Kosovës së bashku me sponsorin e Superligës, Bankën Kombëtare Tregtare, BKT Kosova, vazhdojnë ndarjen e çmimit “ylli i javës”.
Këtë çmim për xhiron e 27-të e ka fituar futbollisti i KF Dritës, Marko Simonovski. Sulmuesi maqedonas pati paraqitje të shkëlqyeshme në fitoren e rëndësishme të skuadrës së tij kundër Ulpianës si mysafir, me rezultat 3:2. Marko Simonovski realizoi dy gola në minutat 25-të dhe 59-të. Pas fitores në Lipjan, Drita FC renditet në pozitën e dytë, me 49 pikë.