Simptoma e koronavirusit shfaqet në sy

27 mars 2020 | 09:20

Sipas infermierëve dhe mjekëve, sytë e kuq mund të jenë shenjë se një pacient është infektuar me koronavirus. “Është diçka që e kam parë personalisht. Pacientët kanë sy sikur të ishin me alergji. Pjesa e bardhë e syrit nuk është e kuqe. Është më shumë si ata që kanë një hije të kuqe në pjesën e jashtme të syve”, tha Chelsea Ernest, infermiere. “Ne kishim pacientë që kishin vetëm sy të kuq si e vetmja simptomë që pamë dhe kur shkoi në spital ai vdiq”, shton ajo.

Akademia amerikane e oftalmologjisë ka paralajmëruar se ka raporte që koronavirusi është i shoqëruar me konjunktivitet, i cili mund të shkaktojë skuqje në sy, raporton CNN.

Është urdhëruar që të gjitha operacionet okulistike në ShBA t’i ndërpresin operacionet dhe të pranohen vetëm rastet urgjente. Kohët e fundit studiuesit kanë bërë zbulimin befasues se humbja e shijes dhe aromës mund të jetë një shenjë paralajmëruese kryesore për bartësit e koronavirusit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se komuna ka…