Simptomat post-covid, pse bota nuk mund ta trajtojë pandeminë si gripin

14 korrik 2021 | 13:13

The Conversation

Në fillim të këtij muaji, qeveria australiane njoftoi planin e saj me katër faza për tju rikthyer sa më shpejt normalitetit. Sipas këtij plani, Kryeministri Scott Morrison tha se Covid duhet të trajtohet njësoj si gripi.

Shpresa  sigurisht janë vaksinat.

Por vdekja dhe shtrimi në spital nuk janë rezultatet e vetme të COVID-19 që duhet të parandalojmë. Sipas një studimi, të rinjtë mund të vuajnë nga probleme shëndetësore kronike pas infektimit.

COVID-19 do të jetë një sëmundje e njëjtë me gripin, por ne duhet ta eliminojnë atë si fruthin.  Shumë njerëz mendojnë se vetëm të moshuarit janë më të rrezikuar nga COVID-19. Duke parë statistikat, kjo është diçka e gabuar.

Sipas një studimi, të personave qe rezultuan pozitiv me COVID-19 gjatë valës së dytë në Mbretërinë e Bashkuar vetëm rreth 1% e fëmijëve dhe 2-3% e të rriturve duhej të shtroheshin në spital. Por më shumë se 10% e personave të moshës mbi 60 vjeç kishin nevojë të shtroheshin në spital, raporton abcnews.al

Rreziku i vdekjes nga COVID-19 ndjek një model të ngjashëm . Vetëm një në 20,000 fëmijë që infektohen me virus ka të ngjarë të vdesin, krahasuar me më shumë se një në 100 të rritur mbi 60 vjeç.

Shumë njerëz që kanë qenë të infektuar me COVID-19 dhe janë rikuperuar, kanë pasur probleme shëndetësore.

COVID-19 mund të shkaktojë probleme shëndetësore afatgjata

Sipas një studimi të personave të infektuar me COVID-19 gjatë valës së parë në Mbretërinë e Bashkuar këta pacientë kishin katër herë më shumë gjasa të shtroheshin në spital dhe tetë herë më shumë të ngjarë të vdisnin sesa një grup që kishin bërë kontrolle të vazhdueshme gjatë pandemisë.

Studiuesit zbuluan se këta persona kishin veçanërisht të ngjarë të zhvillonin diabet, sëmundje të zemrës dhe probleme të veshkave. Njerëzit gjithashtu mund të kenë probleme shëndetësore pas gripit por pas infektimit me Covid simptomat janë më serioze.

Edhe personat që nuk kanë zhvilluar simptoma të rënda sigurisht mund të kenë probleme afatgjata pas infektimit me Covid. Një studim i Sidneit zbuloi se një e treta e personave të infektuar që kishin zhvilluar simptoma të lehta ose të moderuara kishin simptoma të vazhdueshme që zgjatën të  paktën dy muaj, duke përfshirë lodhje dhe gulçim. Më shumë se 10% kishin probleme të mushkërive.

Ky  quhet “Covid i zgjatur”.

Covid i zgjatur prek të rinjtë

Sipas Statistikave Kombëtare në MB,  rreth një në shtatë persona me COVID-19 kanë gjasa që  të zhvillojnë simptoma që zgjasin të paktën 12 javë. Rreth një milion persona vuajnë nga Covid i Zgjatur në Mbretërinë e Bashkuar dhe 40% e tyre kanë kanë vuajtur nga simptomat e covid për rreth  një vit.

Ndërsa fëmijët nuk kanë shumë të ngjarë të vdesin nga COVID-19, Zyra për Statistikat Kombëtare vlerëson se 7-8% e fëmijëve dhe adoleshentëve që infektohen do të zhvillojnë “Covid të zgjatur”.

Rreth 10,000 fëmijë dhe 16,000 adoleshentë në Mbretërinë e Bashkuar kanë zhvilluar simptoma të Covid për të paktën 12 javë, raporton abcnews.al

Çfarë masash duhet të marrim?

Nevojitet shumë kohë për të arritur imunitetin e tufës. Kështu që bota duhet të zhvillojë sistemin e karantinës deri sa të kemi situatën në kontroll pandeminë. Ne gjithashtu do të duhet të monitorojmë të infektuarit dhe të jemi të përgatitur për një dozë të tretë përforcuese.

Gjithashtu personat që janë vaksinuar me AstraZeneca duhet të marrin një dozë përforcuese të Pfizer. Ndërsa të dy vaksinat AstraZeneca dhe Pfizer janë më shumë se 90% efektive në parandalimin e rasteve të rënda,  AstraZeneca është pak më pak efektive në parandalimin e Covid.

Ne nuk e dimë nëse vaksina parandalon “Covid-in e zgjatur” por mbrojta më e mirë nga virusi do të jetë shkalla e lartë e vaksinimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njëzet punëtorë të komunitetit serb kanë marrë paga për një…