
Simptomat që shfaqen në orët e mëngjesit tregojnë praninë e metastazave në trup
Kur sëmundja përhapet, njerëzit mund të përjetojnë një seri të vazhdueshme simptomash që përkeqësohen dita-ditës, më së shpeshti në mëngjes
Ekzistenca e metastazave në trup zbulohet nga disa simptoma të kancerit që tregojnë se kanceri primar është përhapur në pjesë të ndryshme të trupit.
Ekspertët identifikojnë tri simptoma të kancerit që shfaqen në orët e hershme të mëngjesit. Ashtu si të gjitha sëmundjet e tjera, edhe kanceri shfaqet me një sërë simptomash, të cilat për fat të keq me kalimin e kohës përkeqësohen posaçërisht. Megjithatë, ndonjëherë, intensiteti i disa simptomave mund të jetë më i madh në mëngjes, dhe ato janë veçanërisht të dukshme menjëherë pas zgjimit.
Tri simptoma të kancerit shfaqen në orët e para të mëngjesit
Sipas studimeve të ndryshme, tri simptoma të kancerit kanë më shumë gjasa të shfaqen në orët e para të ditës. Një prej tyre është kryer nga Cancer Research UK, e cila thotë se “lodhja është shumë e zakonshme te njerëzit me kancer dhe shpesh mund të jetë simptoma më shqetësuese”, transmeton Telegrafi.
– Shumë thonë se ky është efekti anësor më shkatërrues nga të gjitha simptomat e kësaj sëmundjeje të rëndë. Dhe lodhja që ndodh për shkak të kancerit mund të prekë një person në shumë mënyra, si fizikisht, emocionalisht dhe mendërisht – thuhet në një studim të bërë nga Cancer Research UK.
Sipas shkencëtarëve, te personat me kancer lodhja është më së shpeshti rezultat i qelizave kancerogjene që varfërojnë rezervat e trupit të lëndëve ushqyese në mënyrë që të rriten dhe të lulëzojnë. Kjo “vjedhje” e këtyre substancave do të thotë se trupi nuk ka më atë që i nevojitet për të rimbushur veten, gjë që e bën atë jashtëzakonisht të lodhur.
Të përzierat (nauzea) janë pothuajse gjithmonë një shenjë e pranisë së metastazave në trup.
Studimet tregojnë se lodhja mund të jetë më e theksuar te kanceret e gjakut, pasi këto sëmundje e kanë origjinën në palcën e eshtrave. Palca e eshtrave është një përcaktues jetik i ashpërsisë së kancerit, sepse është përgjegjëse për prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut, të cilat transportojnë oksigjen në pjesë të ndryshme të trupit. Megjithatë, edhe pse lodhja mund të jetë më e theksuar në kanceret e gjakut, ajo është një gjendje e zakonshme në të gjitha llojet e tumoreve.
Të përzierat, si simptomë e kancerit, janë karakteristike në rastin e tumoreve të trurit, tumoreve të mëlçisë dhe tumoreve gastrointestinale. Njerëzit me kancer të avancuar shpesh ndihen shumë të sëmurë dhe kjo gjendje, sipas studiuesve, shkaktohet nga trajtimi i kancerit me kimioterapi ose rrezatim, rritja, përhapja e kancerit, bllokimi i zorrëve ose vendndodhja ku u zhvillua fillimisht tumori.
7 nga 10 persona me kancer të avancuar përjetojnë nauze dhe të vjella
Hulumtimet tregojnë se 7 nga 10 persona me kancer të avancuar përjetojnë nauze dhe të vjella, duke e bërë këtë simptomë një shenjë shumë të zakonshme të përhapjes së kancerit në të gjithë trupin. Megjithatë, studiuesit vërejnë se përzierja mund të jetë një efekt anësor i disa komplikimeve të tjera shëndetësore dhe rrallëherë lidhet me kancerin. Gjithashtu, të vjellat e mëngjesit shpesh interpretohen si një tregues i qartë se sëmundja po përhapet, veçanërisht në rastin e kancerit të gjirit.
– Shenjat që kanceri i gjirit mund të jetë përhapur në tru përfshijnë të përzierat, veçanërisht kur personi i prekur zgjohet në mëngjes. Ky mund të jetë gjithashtu rasti me simptoma të caktuara të tumoreve të trurit, sipas një studimi nga Cancer Research UK.
Metastazat dhe përparimi i kancerit të përshpejtuar nga humbja e një gjeni specifik
Dhimbjet e kokës janë një nga simptomat kryesore të një tumori të trurit, por ka shumë arsye për shfaqjen e dhimbjeve të kokës. Dhimbjet e kokës të shkaktuara nga një tumor i trurit mund të kenë disa karakteristika dalluese – për shembull, ato mund të jenë të rënda dhe të vazhdueshme. Ato mund të përkeqësohen gjatë disa ditëve ose mund të bëhen “më keq në mëngjes”.