Sinalco, pije fantastike në tregun e Kosovës

12 korrik 2018 | 20:24

Sinalco është një nga pijet më konkurrese e cilësore në treg. Pija me liçencë gjermane ka përvojë më shumë se 110 vite. Përveç cilësisë, pija shquhet edhe për çmimin e arsyeshëm në treg.

Kompania Getrinike Vrella SHPK e bën prodhimin e kësaj pije në Vrellë të Istogut.

Kompania Getrinke Vrella (Sinalco Kosova) posedon licence nga Sinalco International Brends GMBH me seli ne Duisburg te Gjermanise për prodhimin dhe distribuimin e pijeve Sinalco ne Kosovë dhe Shqiperi.

Cilat janë sfidat e kompanisë, cilat janë përparësitë e Sinalcos, cilat janë pijet më të kërkuara nga Sinalco, dhe detaje të tjera sqaron drejtori ekzekutiv i kompanisë, Armend Osaj.

Z. Osaj, ju lutem na tregoni pak për kompaninë tuaj, Sinalco Kosova (Getrinke Vrella)?

Pronari i kompanisë z. Gani Dreshaj pas një përvoje shumevjeçare në biznes në Gjermani vendosi që aktivitetin e tij biznesor ta zgjerojeë edhe në Kosovë, duke krijuar kompaninë Getrinke Vrella Sh.P.K e cila u themelua në vitin 2009. Meqenëse z. Dreshaj jeton dhe vepron në Gjermani vendimin per të investuar ne Kosovë e mori shumë lehtë duke e njohur shumë mirë brendin e pjeve joalkoolike SINALCO.


Ju keni filluar me prodhimin e Sinalco 2010 dhe keni ndërtuar një strukturë të re të prodhimit. Ju lutemi na shpjegoni hapat që ju nevojiten për të ndërtuar një projekt të tillë?

Duke u nisur nga fakti se Kosova si një shtet i ri me një rritje te qëndrueshme te popullsisë dhe me një ekonomi me zgjerim te shpejtë, si rezultat tregu për pijet e buta dhe ujin në shishe ka treguar rritje te qëndrueshme nga viti ne vit. Pavarësisht prej kesaj ne një shtet te ri siç është Kosova vendimi per të bërë investime të mëdha nuk ishte e lehte per vet faktin sepse mungon legjislatura adekuate si dhe mungesa e perkrahjes në forma te ndryshme nga shteti.

Te gjitha keto pengesa jane kthyer ne një sfide fillimisht per pronarin si investitor dhe pastaj edhe per stafin si implemetues të projektit. Perveq investimit hapi tjeter me rendesi ishte rekrutimi i stafit si dhe pergatitja apo trajnimi i tyre per procesin e prodhimit në përgjithesi. Është e kuptueshme se në fillim gjithmonë ka veshtiresi mirepo me kalimin e kohes gjërat kanë shkuar gjithnje e me mire.

Çfarë saktësisht ju shtyu të bëheni partner i licencimit të gjitha ato vite më parë?

Siç e theksova me lart z. Dreshaj është shtetas gjerman për më shume se 30 vite, dhe pergjatë kësaj periudhe e ka pasur mundesinë ta njoh nga afër kualitetin e brendit SINALCO, dhe në momentin kur janë krijuar kushtet per të investuar ne Kosove ishte vetëm një qellim – SINALCO, duke pasur parasysh se tregu për pijet e buta dhe ujin në shishe kishte rritje te vazhdueshme .

Ç’të themi për markën Sinalco që ju personalisht e gjeni interesante?

Sinalco është sinonim i cilësisë gjermane e përhapur në mbarë botën, është histori e bukur per më shuëe se 110 vjet. Për mua shija dhe dizajni unik, gama e gjerë e produkteve si dhe aplikimi i standardeve bashkëkohore te punës nga Sinalco Internationa Brands te bëjnë që për asnjë momente te mos e humbësh fokusin ne punë.

Si do ta përshkruanit situatën aktuale në tregun e Kosovës? Cilat karakteristika e vendosin tregun e Kosovës pavarësisht nga të tjerët?

Tregu në Kosovë pavarësisht që është në rritje, konkurrenca është mjaft e madhe dhe kjo na bënë që fokusin te mos e humbim për asnjë moment.

Sa potencial e shihni markën Sinalco në Kosovë?

Sinalco ka cilesi poashtu edhe çmim të arsyeshëm për tregun, duke qenë shumë aktiv me marketing dhe ativitete të ndryshme brenda marketeve ka shumë potencial qe vit pas viti të kemi rritje.

Me 2 milionë banorët e saj, Kosova është një treg i vogël tërheqës. Çfarë duket në përgjithësi konkurrenca? Cili pozicion mund të shpresojë Sinalco të shkojë për vete midis konsumatorëve në vitet e ardhshme?

Ashtu siç e theksova me lart konkurrenca është mjaft e ashpër, shumica e konkurrenteve janë mjaft agresiv në treg ashtu siç jemi edhe ne.

Në çfarë mënyre Sinalco dallon nga produktet e konkurrentëve dhe ku do të pozicionohen produktet Sinalco në lidhje me çmimin?

Historikisht populli i Kosovës është i lidhur me popullin gjerman, rrjedhimisht edhe produktet gjermane gëzojnë një besueshmeri dhe të madhe kur bëhet fjalë për cilesinë e produktit gjerman, gjithashtu edhe çmimi është i arsyeshem për tregun!

Çfarë pije nga portofoli Sinalco janë më të kërkuarat?

Sinalco Cola, Orange dhe Lemon 2 liter janë pjet më të kërkuara, Sinalco Cola, Orange, Lemon dhe Fresco 1.5. pastaj Sinalco Cola, Orange, Lemon. Fresco dhe Pear 0.5, ndërsa uji Aquintel Natyral dhe i Gazuar 1.5 dhe 0.5 litër.

Ju po bëni një sërë aktivitetesh marketingu në tregun tuaj. Një nga fokusi juaj është të reklamoni në mediat sociale?

Rrjetet sociale për shumicen e njerëzve janë bërë perditshmeri dhe pikë reference per tu informuar për jeten në pergjithesi, andaj marketingu në rrjetet sociale na ka ndihmuar shumë qe klientët të jenë të informuar me shumë për produktet dhe aktivitetet tona ditore. Perveç rrjeteve sociale, kemi qenë mjaft aktiv edhe me promocione direkte në mbarë Kosovën, kjo ka mundësuar që klientët tanë dhe ata potencial përmes degustimeve te informohen drejt per drejt edhe per produktin në pergjithesi.

Cilat jane planet per vitet e ardhshme?

Për vitet e ardhshme kemi plane që të vazhdojme me aktivitete të marketingut në baza ditore, qoftë permes promocioneve direkte, radio dhe Tv reklamave, pjesëmarrja në aktivitete të ndryshme të organizuara nga rrjeti i marketeve kjo me qëllim te rritjes së vazhdueshme në treg. Në vitin 2016 kompania jonë ka investuar një linje të re të prodhimit me qëllim që të rrisim kapacitetin e prodhimit në të njejten kohë ne po planifikojmë qe në një të ardhme të afert ta rrisim gamen e produkteve tona. Gjithashtu perveç tregun ne Kosove, fokus do ta kemi edhe tregun e Shqiperise meqe kompania jone e posedon licencen për distribuimin e pijeve atje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gazetari dhe njohës i zhvillimeve në Evropë, Augustin Palokaj, në…