Sinan Hoxha i gëzohet vendimit për mbajtjen e dasmave në Shqipëri
07 maj 2020
| 14:20
Edhe në Shqipëria për shkak të pandemisë ishin shqyrtuar mundësitë që dasmat e parapara të mbahen këtë vit të anulohen.
Por, qeveria shqiptare së fundi dha dritën jeshile, duke vendosur që nga data 23 qershor ato t’i lejojë t’i mbajë duke u respektuar masat e vendosura nga Qeveria.
Këtij lajmi i janë gëzuar artistët.
Këngëtari Sinan Hoxha përmes një postimi në “Instagram” u shpreh i lumtur për njoftimin që mori.
“Dasmat do të bëhen këtë vit”, kishte shkruar ndër të tjera këngëtari.