Sinani: Ahmet Isufi – Një jetë të tërë kushtuar Atdheut!

25 janar 2025 | 16:16

Shkruar nga Sabedin Sinani

Historia e z.Ahmet Isufit është histori përkushtimi ndaj vendit. Që në moshën 17-vjeçare u bë pjesë e organizimeve për çlirim. Burgosja 6 vjeçare nga viti 1983, kur u vu nën pranga nga regjimi jugosllav, vetëm sa e forcoi vendosmërinë e tij.

Në kohërat më të vështira, kur cenohej qenia biologjike e popullit shqiptar në Kosovë, Ahmeti me shokë, themeloi celulat e para të UÇK-së në Gjilan, Kamenicë, Viti dhe Novobërdë, dhe më pas me trimëri udhëheq Zonën Operative të Karadakut, deri në fitoren përfundimtare.

Në periudhën e çlirimit, kontribuoi në ndërtimin e institucioneve të sigurisë së Kosovës.

Bashkë me Ramush Haradinajn e atdhetarë të tjerë, themeloi Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, më pas duke shërbyer si Ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale në dy mandate, deri në ditën kur Haradinaj do të paraqitej para Gjykatës në Hagë.

Si nënkryetar i AAK-së dhe deputet në tri legjislatura, Ahmet Isufi ka drejtuar me kompetencë Komisionin për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të FSK-së. Udhëheqja e Grupit Parlamentar të AAK-së ka dëshmuar për aftësitë e tij në organizim dhe politikëbërje.

Tek z.Ahmet sufi kanë gjetur përherë përkrahje, edhe organizatat rinore, gjithmonë i gatshëm dhe i është përgjigjur ftesave qoftë për prezentime dhe ligjërime, në evinimentet që organizonin Ojq-të me pjesëmarrës- studentë, nga vende të ndryshme.

Është një mik i çmuar dhe njeri me vyrtyte të larta njerëzore, me një zemër të madhe dhe karakter të fortë, i gatshëm të ndihmoj dhe kujdeset për njerëzit në çdo kohë.

Gjilani, Kamenica, Vitia dhe Anamorava në përgjithësi i kanë borgj këtij njeriu, sepse asnjëherë nuk është votuar në masë çfarë do të duhej, dhe sa e meriton. Prandaj tani është koha që t’ia kthej këtë borgj, dhe ta kemi përfaqësues të dinjitetshëm në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Vota për numrin 40 në listën e AAK-së, është votë për një intelektual që diplomoi në Fakultetin Filologjik, organizoi dhe udhëhoqi luftën çlirimtare në Anamoravë. Politikan me integritet të plotë moral, dhe me vizion të qartë për të ardhmen. Përvoja e tij e gjatë në shërbim të Atdheut është garanci për një përfaqësim dinjitoz të interesave të qytetarëve të Kosovës në legjislativin e ardhshëm.

Autori është themelues i Këshillit Atlantik të Kosovës

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidatja për deputete nga PDK, Vesa Broja, ka zhvilluar një…