Sinani konfirmon largimin nga Gjilani
Edhe pse lajmi nuk është konfirmuar nga vetë klubi i Gjilanit, ky i fundit ka mbetur pa mbrojtësin Egzon Sinani. Përmes një njoftimi në profilin e tij në “Facebook”, Egzon Sinani ka bërë të ditur se është larguar nga skuadra e Gjilanit.
29-vjeçari gjithashtu ka njoftuar se gjatë ditëve në vazhdim do të përditësojë për hapat e radhës në karrierën e tij.
“Përshëndetje miq dhe dashamirë! Me këtë shkrim dua të ju njoftoj që me përfundimin e garave Evropiane ka përfunduar edhe kontrata ime me SC Gjilani, faleminderit të gjithë atyre që na mbështetën në këtë rrugëtim e sidomos bashkëlojtarëve që sakrifikuan shumë për ta ngritur emrin e SC Gjilanit si në nivel vendi ashtu edhe në nivele Evropiane. Shumë shpejt do të ju informoj edhe për te rejat dhe hapat e radhës në vazhdimin e karrierës time”, ka shkruar Sinani.