Sinani: Makro shengeni shqiptar 2020 është projekti që e ushqen doktrinën shqiptare në rajon
12 shkurt 2020
| 14:01
“Makro shengeni shqiptar 2020 është projekti që e ushqen doktrinën shqiptare në rajon dhe e fuqizon ekonomikisht qytetarin shqiptar”, ka shkruar profesori universitar Arsim Sinani.
Sipas tij, përfitimi më i madh është heqja e frikës dhe murit që e ka propagandu pansllavizmi agresiv në Ballkan.
“Një popull i ndarë padrejtësisht ka të drejtë kulturalisht, ekonomikisht dhe me të gjitha resurset e qenies së vetë ta ushqejë doktrinën shqiptare, me projekte strategjike si makro shengeni shqiptar”, ka theksuar Sinani. (INA)