
Sinani nga Llapi në Ballkan
29 korrik 2019
| 11:54
Skuadra e Ballkanit vazhdon të përforcohet për edicionin e ri në IPKO Superligën e Kosovës në futboll.
Skuadra e drejtuar nga Ismet Munishi ka arritur marrëveshje me mbrojtësin Egzon Sinani, i cili sezonin e fundit ishte pjesë e Llapit.
“Qendërmbrojtësi Egzon Sinani ka ndërruar ngjyrat, nga ato blu të KF Llapit ka vendosur të vishet portokall, duke nënshkruar kontratën 2 vjeçare me FC Ballkani. Egzoni shquhet me mentalitet fitues, këmbëngulës dhe insistues”, thuhet në njoftimin e klubit nga Suhareka.
/Epoka e re/