Sinani paralajmëron protestë në Bujanoc: Të gjithë bashkë pa dallim, si shqiptarë të diskriminuar

08 gusht 2024 | 12:18

Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani ka njoftuar për një protestë që do të mbahet të hënën e ardhshme në qytetin e Bujanocit. Protesta do të fillojë nga ora 12:00.

Ajo ka thënë se shqiptarëve janë duke iu mohuar të drejtat elementare të njeriut pasi Qeveria e Serbisë edhe pas përpjekjeve dhe angazhimit institucional nuk është duke i përfill kërkesat e tyre. “Prandaj, na duhet çdo formë që për synim ka sensibilizimin e çështjes tonë. Për pozitën tonë, si pakica më e shkelur, rrugës institucionale është koha t’ia bashkëngjisim edhe ngritjen e zërit në rrugë, përmes protestës. Të gjithë bashkë, pa dallim. Si shqiptarë të diskriminuar takohemi më 12 gusht, ditë e hënë, me fillim nga ora 12:00 në Sheshin e Bujanocit”, ka shkruar Sinani në “Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mundja mbetet shpresa e vetme e Shqipërisë për të siguruar…