Sinani thotë se në Luginë po ndodh spastrimi etnik
Ardita Sinani, këshilltarja politike e kryeministrit Alnin Kurti, për Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, ka thënë se në këto tri komuna po ndodh spastrimi etnik.
Sinani në një postim në Facebook, ka shkruar se Beogradi nuk dëshiron të hapë çështjen e reciprocitetit sepse në Serbi ka më shumë pakica kombëtare sesa në Kosovë.
“Do të thotë, nëse doni diçka për serbët diku tjetër, duhet të mendoni edhe për pakicat në vendin tuaj. Në spitalin e Vranjës, i cili mbulon Preshevën dhe Bujanocin, në rrethin e Pçinjit, nuk ka asnjë mjek shqiptar, ndërsa së paku një e treta e pacientëve janë shqiptarë”, ka shkruar Sinani.
Ajo më tej ka shtuar se për tu regjistruar si banorë në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc duhet të jesh gjatë gjithë kohës në shtëpi.
“Në Luginën e Preshevës, në Bujanoc, Medvegjë dhe Preshevë po bëhet spastrim i ftohtë etnik i heshtur administrativ duke anuluar adresat e banorëve shqiptarë. Nëse policia ju troket në derë dhe nuk jeni aty, ju fshijnë nga regjistri. Ata duan të thonë se askush nuk jeton këtu. Në një farë mënyre, për t’u regjistruar atje si banor, duhet të jesh gjatë gjithë kohës në shtëpi”, ka shkruar Sinani.