
Sindi Muharremi do të performojë në “Yjet Shqiptarë të Diasporës” me këngën “Mon amour”
21 mars 2025
| 21:04
Këtë të diel, artistja e talentuar Sindi Muharremi do të ngjitet në skenën e spektaklit “Yjet Shqiptarë të Diasporës”, që transmetohet në Top Channel. Ajo do të performojë këngën e famshme të Eurovizionit, “Mon amour” nga Slimane, duke sjellë një interpretim emocionues për publikun.
“Yjet Shqiptarë të Diasporës” është një talent show i dedikuar zbulimit dhe promovimit të talenteve të rinj shqiptarë ose me origjinë shqiptare, duke u dhënë atyre një mundësi të shkëlqyer për t’u afirmuar në skenën ndërkombëtare. Spektakli zhvillohet nën udhëheqjen e Ilir Shaqirit, një prej balerinëve dhe koreografëve më të njohur shqiptarë. Është projekt fondacioni Dritan Hoxha.
Mos e humbisni këtë mbrëmje të mbushur me emocion dhe talent të jashtëzakonshëm!