Sindikalistët nuk mohojnë grevat e përgjithshme

11 dhjetor 2019 | 15:14

Drejtues të Sindikatave të Shëndetësisë, të Policisë dhe të Arsimit janë takuar të mërkurën me kryetarin e Vetëvendosjes, njëherësh pretendentin për kryeministër Albin Kurti.

Tre drejtuesit sindikalistë thanë se pas dërgimit në Kushtetuese të Ligjit për Paga, gjendja është alarmante, teksa nuk i mohuan grevat e përgjithshme.

Ata i bën thirrje Gjykatës Kushtetuese që të marrë vendim të drejtë dhe mos të pezullojë Ligjin për Paga, por vetën të bëhen ndryshime në ata sektor ku ka pakënaqësi.

Veç kësaj, përfaqësuesit e sindikatave, thanë se janë në një pozitë të pafavorshme, pasi ende s’ka formim të Qeverisë dhe Gjykata ende nuk ka marrë vendim.

“Lusim palët e interesit që mos të bëjnë presion mediatik në Gjykatën Kushtetuese e njëherë shfrytëzojmë rastin ta ftojmë gjithë spektrin politik që të gjejnë zgjidhje që punëtorët në fund të këtij viti t’i marrin pagat ashtu si është pritur”, përfundon komunikata e përbashkët e tri sindikatave.

Rikujtojmë se deputetët e legjislaturës së fundit të Kuvendit të Kosovës me 62 vota për, asnjë kundër dhe 1 abstenim, në muajin shkurt të këtij viti, kishin miratuar Ligjin për Pagat në sektorin publik.

Ligji pritet të rregullojë pagesën e të punësuarve që marrin rroga nga buxheti i shtetit, ku koeficienti më i lartë është 10 dhe më i ulëti është 1 dhe vlera monetare e koeficientit për vitin e parë do të jetë 239 euro.

Sipas afateve të parapara në Ligj, nga muaji dhjetor i këtij vitit, punëtorët e sektorit publik pritet të marrin pagat me rritje.

 

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i Arsimit, Egzon Jashari, së bashku me zyrtarë komunalë…