Sindikalisti i kundërpërgjigjet Kurtit: Pse s’i ndalen pagat serbëve që nuk dalin në punë?!

02 shtator 2022 | 12:48

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë dje se s’është as ligjore e as e logjikshme të paguhen ata që s’punojnë.

Këtë deklaratë e ka thënë kur e ka arsyetuar se pse qeveria po kërkon listëve e punonjësve që po mbajnë grevë, për t’ua ndalur pagat.

Përfaqësuesi i sindikatave të shërbyesve civilë, Ali Sefaj, ka thënë se prej kohësh pyet sekretarë të ministrive dhe ministrat, se pse marrin paga zyrtarëve serbë, që ai ka theksuar se nuk dalin në punë.

“Për ata që nuk e dinë dhe nuk duan të dinë. Për vite, kam drejtuar emaila sekretarëve dhe ministrave, kam shkruar statuse në ‘Facebook’ që t’iu ndalen pagat zyrtarëve të strukturave paralele serbe që nuk dalin në punë. Jo veç që nuk dalin në punë, por pengojnë edhe shtrirjen e pushtetit, rendit dhe ligjit në komunat veriore të Kosovës”, ka shkruar Sefaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Dje në Gjakovë, kryeministri Kurti ka këmbëngulur se punonjësit që po mbajnë grevë, nuk duhet dhe nuk do t’i marrin pagat.

Ministria e Financave nuk i ka ekzekutuar pagat, pasi është refuzuar t’i dërgohen listat e grevistëve, të cilat i ka kërkuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Telenovela e Paul Pogba vazhdon të marrë vrull. Pak ditë…