SINDIKATA E DJATHTË?!!!

19 mars 2019 | 08:38

Jakup Krasniqi

Gjithë historia e sindikalizmit tregon se lufta e organizatave të punëtorëve kanë qenë kryekreje të drejtuara kundër se djathtës, duke qenë punëtorët e profileve të ndryshme të organizuar për t’i mbrojtur interesat e tyre, zakonisht kanë qenë të organizuara ose të orjentuara nga partitë e majta. Kështu është edhe sot në të gjitha vendet e demokracive perëndimore, kudo ku ka organizime në sindikata. Që nga koha e organizimit të punëtorëve në organizata sindikaliste natyrshëm ato kanë qenë afër partive të majta, qofshin ato socialiste apo socialdemokrate. Përjashtim nga ky bashkëpunim e bashkëveprim i natyrshëm, benë vetëm SBASHK-u në Kosovë. 

SBASHK-u në Kosovë duhet ta dinë se Arsimi si proces në Kosovë ka obligim parësor e të shenjtë: Nxënësve të të gjitha niveleve me jua ofruar dijet e njohurit shkencore që ua garanton Programi Mësimor. Pra shkolla ku nxënësit duhet të edukohen e arsimohen nuk janë punishte teneqepunuesish apo veturalarësish, por vend ku jepen e merret dijet shkencore për gjenerata të tëra. 

Shkurt: Dijet që shkolla duhet t’ua jepni nxënësve, ato duhet të merren dhe askush nuk mund të fshehët prapa ligjit! Për cilin ligj këta sindikalistë të djathtë e kanë fjalën?  Ku ka ligj që mund t’ua mohon fëmijëve tanë të drejtën për nxënien e dijeve të planifikuara?  

Nëse doni ju SBASHK-istët e djathtë, t’i ikni obligimit për t’u dhënë fëmijëve dije, arsim e edukim, shkoni e punoni në punishte teneqepunuesish a farkëtarësh, ndera në arsim le të mbesin arsimdashësit! Besoj shumë se këta të fundit nuk i mungojnë Kosovës! Pasi ata kanë dhënë prova në kohë shumë më të vështira, kur kanë pasur të rrezikuar edhe jetën e tyre!

Kosovës i duhen dhe i duhen shumë, njerëz që donë e mund t’ju ofrojnë dije shkencore, arsim dhe edukim fëmijëve tanë!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot në orën 14:09 mbahet mbledhja e rregullt e Qeverisë…