Sindikata e Doganës e pakënaqur me Projektligjin për pagat
30 janar 2019
| 13:16
Sindikata e Pavarur e Doganës së Kosovës, sot është duke mbajtur Kuvendin e jashtëzakonshëm, në të cilin është duke u diskutuar rreth pakënaqësive të punonjësve sa i përket koeficienteve të pagesës së paparë në draft – Projektligjin për pagat dhe ndryshimit të statusit të zyrtarëve doganorë në amandamentimet e dt.29.01.2019 të Ligjit mbi zyrtarin publik.
“Pakënaqësitë e punëtorëve janë shumë të theksuara dhe shumë shpejt do të vendoset nga delegatët cili do të jetë veprimi i mundshëm më i radikalizuar sindikal i shprehjes së këtyre pakënaqësive, i cili do të ndërmerret shumë shpejt dhe për detajet tjera të këtyre veprimeve do t’ju mbajmë të njoftuar”, është bërë me dije në njoftimin e Sindikatës së Pavarur të Doganës së Kosovës.
/Epoka e re/