Sindikata e Infermierëve, Kurtit: Pandemia na ndaloi të mos e bojkotojmë punën
Sindikata e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve të tjerë Shëndetësorë, nëpërmjet një letre të hapur u është drejtuar institucioneve relevante të vendit.
Letra më saktësisht, u adresohet Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar të Kosovës (ShSKUK), Ministrisë së Shëndetësisë dhe kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.
Pas angazhimit të tyre përgjatë këtyre muajve me Covid-19, kjo sindikatë ka kërkuar vëmendje të shtuar institucionale, duke bërë thirrje që t’i vlerësohet puna dhe mundi.
Letra e plotë:
LETËR E HAPUR NGA SINDIKATA E INFERMIERËVE, MAMIVE DHE PROFESIONISTËVE TJERË SHËNDETËSORË TË KOSOVËS
Për të gjitha organet relevante që nga ShSKUK-ja,
-Ministria e Shëndetësisë dhe kryeministrit
Infermierët kosovarë e dëshmuan angazhimin dhe profesionalizmin e tyre, si gjithmonë, duke mos e kursyer as jetën. Në këtë pandemi doli si kurrë më parë e bashkuar, unike për ta luftuar këtë virus të panjohur!
Tash ka mbetë të vlerësojnë institucionet e shtetit këtë komunitet, pra infermierët si duhet dhe të rangohet aty ku e meritojnë.
Ne si organe të Sindikatës së Infermierëve, ka afër 3 muaj që kemi marr vendime si kryesi e Sindikatës, për të bërë veprimet tona sindikale ashtu siç na lejon edhe ligji mbi organizimin sindikal.
Fillimisht me protesta, greva e deri të veprimet më të rënda, që rrallë herë bëhen, pra bojkot total i punës së infermierëve, mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësorë deri në realizimin e të gjitha kërkesave legjitime të këtij komuniteti, pasi që tani më janë shterë të gjitha mundësitë për dialog social.
Kërkesat tona janë këto:
Ngritja e pagesës për ndërrimet e natës për 100 për qind.
Ngritja e pagesës për pune gjatë festave 100 për qind.
Pagesa e rrezikshmërisë për pandeminë e shpallur nga OBSh, Covid-19, na ka tërhequr nga këto vendime, vetëm për të mos dalë që ne po e shfrytëzojmë këtë situatë!
Prandaj shumë shpjet do të i bëjmë publike kërkesat tona drejtuar të gjitha institucioneve relevante të këtij sektori e deri te kryeministri në detyrë i qeverisë së Republikës së Kosovës!