Sindikata e Lotarisë kërkon nga qeveria ta mbajë premtimin për miratimin e ligjit
29 tetor 2021
| 11:55
Sindikata e Punëtorëve të Lotarisë së Kosovës edhe të premten ka mbajtur protestë para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, duke kërkuar miratimin e Ligjit dhe kthimin në vendet e tyre të punës.
Ibadete Hasani-Berisha nga Sindikata e Lotarisë, ka thënë se edhe përkundër premtimeve të njëpasnjëshme nuk është marrë asnjë hap në realizimin e kërkesave të tyre.
Ajo ka sqaruar se pa punë kanë mbetur mbi 60 persona të cilët nuk janë ndihmuar nga shteti.
Qeveria i ka premtuar Sindikatës së Punëtorëve të Lotarisë së Kosovës se do të gjejë një zgjidhje për punëtorët.