Sindikata e policisë dënon sulmet ndaj zyrtarëve policorë

17 gusht 2020 | 15:20

Sindikata e Policisë së Kosovës(SPS) ka dënuar sulmet fizike ndaj zyrtarëve policor.

Përmes një komunikate për medie, kjo sindikatë ka bërë me dije kohëve të fundit ka pasur rritje të numrit të rasteve ku zyrtarët policorë janë kanosur dhe janë sulmuar fizikisht gjatë kryerjes së detyrës zyrtare nga persona të pandërgjegjshëm. “Sindikata e Policisë së Kosovës dënon këto veprime, duke ju rikujtuar të gjithëve se zyrtarët policorë me gjithë lodhjen fizike dhe psiqike janë të përgatitur profesionalisht dhe janë në gjendje gatishmërie ta mbrojnë vetveten e tyre dhe çdo qytetar të Republikës së Kosovës, duke respektuar vendimet e Qeverisë për respektimin e masave, ku në këtë kohë të vështirë Policia e Kosovës është e obliguar të dalë në terren dhe të ndërmarrë masa konform ligjeve pozitive të vendit në parandalimin dhe luftimin e pandemisë  Covid-19”, është thënë në komunikatë.

SPK-ja iu ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës se sot më shumë se kurrë  iu duhet bashkëpunimi me qytetarët e Republikës dhe jo sulmet fizike ndaj policëve të cilët po kryejnë detyrën e tyre zyrtare, në mbrojtje të rendit dhe ligjit. “Sindikata e Policisë brengoset dhe shpreh pakënaqësinë e saj ndaj rasteve, sulmeve dhe kanosjeve ndaj policëve dhe nuk do të tolerojë që këto raste të përsëriten e të ndodhin ndaj policëve. Iu bëjmë thirrje organeve ligjvënëse dhe kompentente që dënimet e tilla të jenë më rigoroze dhe të më të ashpra ndaj personave të pandërgjegjshëm, meqenëse numri i sulmeve çdo ditë e më shumë po shtohet në forma të ndryshme nënçmuese ndaj zyrtarëve policorë që i përkasin një institucioni më të besuar në vend”, është thënë në komunikatë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me kërkesë të kryetarit Lutfi Haziri, një ekip komunal ka…