Sindikata e Policisë: Ligji duhet të rrëzohet në Kushtetuese, 10 deri në 70 euro mund të jetë rrezikshmëria sipas Ligjit të ri të Pagave
E, nga një institucion tjetër që tash e dy dekada kujdeset për sigurinë publike të qytetarëve të vendit, e që janë të vetmit që nuk kanë sigurim shëndetësore – Policia e Kosovës kanë nisur ankesën e tyre në Avokatin e Popullit.
Imer Zeqiri nga Sindikata e Policisë së Kosovës, për emisionin “Expose”, prodhim i Gazeta Blic ka dhënë detaje se çfarë përmban ankesa e tyre dërguar të Avokati i Popullit.
Sipas tij, përveç shtesave për rrezikshmëri ka edhe diçka tjetër në ankesën e tyre.
Por, llogaritjet që i kanë bërë Sindikata e Policisë se sa mund të jenë shtesat për rrezikshmërinë për zyrtarët policor, aty janë shokuar vet sindikata dhe pjesëtarët e policisë.
10 deri në 70 euro mund të jetë rrezikshmëria sipas ligjit të ri të pagave.
“Kjo nëse ndahet siç e kemi llogaritu në nivelin e rrezikshmërisë del nga 10 euro deri në 70 euro e që është një shumë modeste e vogël që për punën dhe specifikën për rrezikshmërinë që e bënë policia, do të thotë është shumë pak, përndryshe është një nënçim për punën e rrezikshmërisë për policinë e Kosovës.
Kërkesë tjetër e jona është orët pas orarit, orët shtesë, puna gjatë vikendeve dhe festave, puna gjatë ndërrimit të natës e të tjera, e që për këtë, me ligjin e pagave thuhet se ndahet 1 për qind e buxhetit të institucionit dhe kur e kemi bërë këtë parallogaritje, prapë na del këtu aq sa punohet me orë shtesë, bazuar në planet operative dhe specifikat e policisë, ndoshta as për një muaj nuk i mbulojnë shpenzimet aq sa është e lejuar në ligjin e pagave”, vlerëson Zeqiri për “Expose”.