Sindikata e Policisë së Kosovës kërkon pagën e 13-të për zyrtarët policorë

21 dhjetor 2021 | 11:32

Sindikata e Policisë së Kosovës ka bërë një kërkesë në drejtim të ministrit të Brendshëm të Kosovës, Xhelal Sveçla dhe Qeverisë së Kosovës që zyrtarët policorë të shpërblehen këtë fundvit me një pagë mujore të 13-të.

Nga Sindikata e Policisë së Kosovës është thënë se zyrtarët policorë duhet shpërblyer në mënyrë që sado pak të ndihmohen , e që do të ishte një shpërblim për punën e tyre të jashtëzakonshme, transmeton lajmi.net.

Më tutje është thënë se këtë kërkesë e arsyetojnë vetë punonjësit policore, pasi që janë bartësit kryesor për sigurinë e Kosovës.

Njoftimi i plotë i sindikatës:

Duke pas parasysh përkushtimin e Policisë së Kosovës, gjatë vitit 2021, në angazhimet e tyre në punët e përditshme si dhe në angazhimet shtesë të planeve të ndryshme operative, si Covid-19 dhe operacioneve tjera, ku janë duke e dëshmuar punën e tyre profesionale dhe përkushtimin pavarësisht sfidave me të cilat përballen duke rrezikuar edhe jetën e tyre.

Andaj kërkojmë nga ju i nderuar z. Xhelal Sveçla – ministër i MPB-së dhe nga qeveria e juaj, që për këtë fund vit të shpërblehen punonjësit e Policisë së Kosovës me një shumë ekuivalente të një page mujore, e cila sado pak do t’ju ndihmonte dhe do të ishte një shpërblim për punën e tyre të jashtëzakonshme.

Këtë kërkesë e arsyetojnë punonjësit e Policisë së Kosovës, pasi që janë bartësit kryesor për sigurinë e Republikës së Kosovës dhe në veçanti janë të kyçur direkt në Ligjin për parandalimin e pandemisë Covid-19 e që për vitin 2021 nuk kanë marr asnjë shtesë edhe pse me ligj ka qenë e paraparë.

Andaj, i nderuar ministër i MPB-së mbesim më shpresë se do ta realizoni kërkesën tonë pa dallim për të gjithë zyrtarët policorë dhe stafin civil në Policinë e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rita Ora dhe Taika Waititi pritet të fejohen në Australi,…