Sindikata e Policisë së Kosovës ngushëllon familjen e policit të vrarë
Në orët e hershme të mëngjesit të ditës së sotme, nga grupe kriminale e terroriste të organizuara, në veri të vendit,është sulmuar Policia e Kosovës, me ç’rast ka mbetur i vrarë rreshteri policor, Afrim Bunjaku dhe është plagosur zyrtari policor, Alban Rashiti.
Me këtë rast, Sindikata e Policisë së Kosovës, i ka shprehur ngushëllime familjes së ngushtë, miqve dhe të gjithë pjesëtarëve të policisë, kurse policit të lënduar i ka uruar shërim të shpejtë.
“Sindikata e Policisë së Kosovës është duke përcjellë nga afër zhvillimet e ditës së sotme dhe dënon ashpër sulmet terroriste që po i bëjnë grupet kriminale ndaj shtetit tonë. Policia e Kosovës është duke vepruar sipas autorizimeve ligjore dhe Kushtetuese në mbrojtje të integritetit të Republikës së Kosovës”, është thënë në reagimin e Sindikatës së Policisë së Kosovës.