Sindikata e PTK-së kërkon të hetohen edhe disa kontrata tjera milionëshe

30 mars 2021 | 14:04

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Telekomit, Lamih Balaj ka thënë se arrestimet e sotme kanë ndodhur jashtë objektit të Telekomit të Kosovës.

Ai po ashtu tha se të arrestuarit s’janë në marrëdhënie pune me Telekomin e Kosovës tash e më shumë se një vit.

“Nuk kanë ndodh arrestimet brenda Telekomit. Prej medieve kam kuptuar që është fjala për dy zyrtarët e lartë të Telekomit, të cilët ka mbi një vit, apo një vit e gjysmë që nuk kanë marrëdhënie pune me Telekomin e Kosovës. Për dy të tjerët nuk kam informacione”, ka deklaruar Balaj, i cili ka shtuar se sindikata e përkrahim fuqishëm një aksion të tillë. “Ka qenë momenti i fundit që Prokuroria e Shtetit të mos ndalet duke i hetuar njerëzit që i kanë shkaktuar dëme Telekomit të Kosovës”, u shpreh ai.

Ai tutje ka deklaruar se ka kontrata të tjera të dëmshme që i kanë shkaktuar shumë dëme Telekomit të Kosovës dhe se i bëjnë thirrje organeve të drejtësisë që të mos ndalen.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Arbërie Nagavci, ka mbajtur të…