Sindikata e Punëtorëve të sektorit privat kërkon rritjen e pagës minimale në 350 euro

06 mars 2020 | 19:03

Gjendja e rëndë e punëtorëve në sektorin privat dhe paga e ulët minimale në vend ishin tema kryesore në konferencën për media të Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat në Kosovë.

Kryetari i kësaj sindikate Jusuf Azemi tha se siguria dhe shëndeti në punë vërtet është në gjendje të rëndë, sivjet një punëtor ka humbur jetën në vendin e punës.

Azemi po ashtu ka kërkuar po ashtu nga kryeministri Albin Kurti që nga 1 maj i këtij viti të rritet paga minimale në 350 euro në vend, ashtu siç ka deklaruar ditëve të fundit. Paga minimale aktualisht është nga 130 deri 170 euro. “Kërkesat e sindikatës për Qeverinë e Kosovës, janë: Më 1 maj të bëhet nënshkrimi i pagës minimale prej 350 euro. Do t’i propozojmë kryeministrit, do t’i shkruaj sot, qa pagën minim ale e ka deklaruar me dëshirë, jo me imponim dhe me protesta… I ftojmë të gjitha kompanitë, që tani e tutje të mos nënshkruajnë kontratat me institucionet shtetërore, por edhe vet punëtorët, nën pagën 350 euro, sepse në të kundërtën ne nuk do të punojmë”, u shpreh Azemi, raporton “KP”.

Azemi ndër të tjera ka kërkuar edhe që numri i inspektorëve të rritet fillimisht deri 200 inspektorë si dhe kushtet e punëtorëve në sektorin privat të përmirësohen. “Siguria dhe shëndeti në punë është jashtëzakonisht e rëndë, që nuk kemi arsye as ne si sindikatë dhe as qeveria që është bërë diçka. Këtë vit është pak më pozitive, sepse në vitet paraprake në periudhën e njëjtë të këtij viti, ka pasur shumë më shumë vdekje. Lutemi që më mos të ndodhë asnjë rast, por megjithatë, në dy mujorin e parë të këtij viti një rast të vdekjes në vendin e punës, që për neve është rast i rëndë”, ka deklaruar ai.

Ndërsa, vitin e kaluar në vendin e punës kanë humbur jetën rreth 22 punëtorë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është ndarë nga jeta , atdhetari e intelektuali, bashkëveprimtari, veterani…