Sindikata e QKUK-së nesër në grevë, kërkohet rritja e pagave

16 dhjetor 2018 | 17:14

Sindikata e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ka bërë me dije se nesër ( e hënë), duke filluar nga ora shtatë e mëngjesit, do të hyjë në grevë e cila do të zgjatë 24 orë.

Kërkesat e kësaj sindikate janë që të rriten pagat dhe të respektohet plotësisht Kontrata Kolektive Sektoriale.

“Sindikata e QKUK-së,në mbledhjen e mbajtur me 13.12.2018, vendos që nesër me datë 17.12.2018, prej orës 7 në mëngjes, të ketë grevë 24 orë”, është thënë në njoftimin e sindikatës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Urimet në 12 gjuhë të ndryshme të botës, për themelimin…