Sindikata e QKUK-së proteston për pakënaqësitë për koeficientin e pagave
Dhjetëra punëtorë kanë protestuar të mërkurën në ambientet e Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës për të shprehur pakënaqësitë e tyre në lidhje me koeficientin e pagave.
Sindikata e QKUK-së ka kërkuar përmirësim të gjendjes për stafin e mesëm të administratës dhe atë mbështetës të punonjësve shëndetësorë.
Kryetari i sindikatës së punëtorëve të QKUK-së, Xhemajl Selmani, ka thënë se shtesat në pagë janë hequr ose përgjysmuar.
“Kapaku i pakënaqësisë është ulja e pagave të administratës së sistemit shëndetësor. Kërkojmë përgjigje të shpejtë nga instancat menaxheriale, e në veçanti nga MSh-ja”, tha Selmani, duke shtuar se i kanë ndarë rrugët nga FSSHK-ja, e cila, sipas tij, me miratimin e heshtur të kësaj situate të krijuar e ka humbur legjitimitetin e përfaqësimit të interesave të punonjësve shëndetësorë. /Kp