Sindikata e re e KEK-ut ndan 2 mijë euro për fondin e ushtrisë
03 mars 2022
| 13:22
Me propozimin e veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe bashkëthemeluesit të Sindikatës së Re të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Xhelal Jashari, për të ndihmuar fondin e ushtrisë, kryesia e kësaj sindikate është pajtuar ta ndihmojnë këtë fond me 2 mijë euro.
Lajmin e ka bërë me dije kryetari i Sindikatës së Re të KEK-ut, Nexhat Llumnica./KP/