Sindikata e Sektorit Privat i ankohet qeverisë

31 mars 2020 | 11:49

Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës ka mbajtur konferencë për medie, në të cilën ka shpalosur padrejtësitë që po u bëhen punëtorëve të sektorit privat gjatë periudhës së pandemisë me koronavius, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i Sindikatës, Jusuf Azemi, ka përmendur një varg padrejtësish nga kompanitë private, duke mos siguruar masa mbrojtëse si dhe duke larguar nga puna. “Gjatë gjithë periudhës ka qenë aktive, kompanitë nuk kanë qenë të interesuara për t’u siguruar masa mbrojtëse elementare. Kompanitë janë duke larguar punëtorët nga kompanitë e tyre, kemi shumë raste. Së shpejti do të dalim edhe me emër të kompanive. Kanë filluar edhe uljen e pozitave të punëtorëve. Shumë punëtorë të cilët kanë pasur mundësi ta kryejnë punën e tyre nga shtëpia, kompania nuk i ka lejuar”, ka njoftuar Azemi.

Ai ka treguar se ka kërkuar takim nga qeveria lidhur me pakon emergjente që, sipas tij, të dihet se ku do të shkojnë mjetet. Ai ka përmendur se duhet merret parasysh edhe puna e punëtorëve teknikë, radio-taksive si dhe punëtorëve të sigurimeve fizike.

Ai ka kërkuar nga qeveria që ato kompani që dalin në kundërshtim me ligjin të dënohen. “Mospagesa e energjisë elektrike, internetit e ujit nuk ka qenë i vërtetë. Kemi kërkuar nga qeveria takim për pakon emergjente. Të gjitha kompanitë që thyejnë Ligjin e Punës të merren masa ndaj tyre. I bëj thirrje qeverisë që pa sindikatën nuk mund të bëhet ndarja adekuate dhe nuk janë të mjaftueshëm 40 milionë”, ka shtuar Azemi. Mes të tjerash, Azemi ka kërkuar që fondi prej 360 milionë eurosh të mbetet fond rezervë: “Kemi punëtorë që janë të rrezikuar. 360 milionë të mbeten fond rezervë, që mos të ketë pakënaqësi të mëdha. Kemi punëtorë teknikë në QKMF, në sigurime fizike, punëtorë të radio-taksive. Duhet të specifikohen mjetet se ku do të shkojnë”, tha ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtuesi i Shoqatës Humanitare “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati, në…